Një person me probleme mendore shkakton dhunë në familje, arrestohet

11:33 | 23 Maj 2024
nje-person-me-probleme-mendore-shkakton-dhune-ne-familje,-arrestohet

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.

Rastin në polici e ka lajmëruar familjari i tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili vuan nga një sëmundje mendore dhe sipas tij dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë në familje. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

Komento: