Një person në gjendje të rëndë, 13 pacientë me koronavirusi po trajtohen në Klinikën Infektive

15:08 | 11 Maj 2020

Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër Covid-19.

Në Klinikën Infektive, të shtruar janë 21 pacientë ku 13 prej tyre janë pozitiv me Covid-19.

Këtë e bëri të ditur Vera Berisha-Ndrejaj, mjeke kujdestare në Infektivë.

“Nga këta pacientë të shtrirë, kemi 13 pozitivë me Covid-19, 5 janë që kanë dalë negativ edhe në testimin e dytë, por që kanë nevojë të vazhdojnë trajtimin”.

“Ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve”.

“Nga këta 21 të shtrirë, 5 janë në oksigjenoterapi, një nga ata është në gjendje pak më të rëndë”.

Ajo deklaroi për klankosova.tv gjithashtu se i kan të shtrira edhe 2 gra shtatzëna prej të cilave njëra është pozitiv me Covid-19 dhe njëra është në pritje të rezultatit”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.

Komento: