Një person tenton ta pengojë protestën kundër xhamisë: Jam përgatit me dekë

11:21 | 22 Korrik 2020

Një person ka dalë te vendi ku pritet të nisë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, duke e kundërshtuar protestën që është paralajmëruar për në orën 11:00.

Ai u është drejtuar policisë dhe gazetarëve që momentalisht janë duke qëndruar në vend të ngjarjes.

“Propaganda e qytetit, këta janë ata që bajnë sehir edhe magji, jeni duke ma cënu të drejtën tem”, thotë ai.

“Normal që bohna terr’orist, ku janë të drejtat e njerit, çka është ky s’është shqiptarizëm, ky janë kulet ku janë tirqet, jeni bo krejt francuza”, ka thënë ky qytetar.

I njejti shton se para se të dilte për të u munduar që të ndalojë protestën është përshëndetur me gruan dhe fëmijët.

“Sot jam ardhë qetu, përndryshe jam i përgatit me dekë. Nuk jam ardhë me shit fall, po boll osht boll, jam përshëndet me gru edhe me fminë jam ardhë për qet punë. Unë rri qetu u kry ky muhabet”, shtoi i njëjti.

Komento: