Një popull që fle, vdes shpejt…

17:01 | 06 January 2019

1.Alarmin që e pata dhënë (sa isha anëtarë i KQZ-s, për çka edhe pagova tagrin e shkarkimit nga”Presidentja e zarfit”!)me rastin e mospranimit të heqjes së simbolit (logos) të shtetësisë së Kosovës, po del i sakt…!

2. Në demarkacionin; Me Malin e Zi, humbēm territor…; Me Serbinë, si i ka dhënë flakë Presidenti Thaçi, na rrezikohet 25% e gjithë territorrit; Me Asociacionin, (copëtim më i ngadalshëm, por, shumë të sigurt!) hiq më mirë nuk do kalojmë!

3. Shtrohet pyetja e thjesht: si mundet “komisioni” me duar në xhepa (paramendoni, pa asnjë ekspert teknokrat!), i Shpend Ahmetit, me ndal gjithë këtë “korigjim”, alias copëtim të mëtejmë të Kosovës!?

4. Ose, edhe sa duhet vazhduar me koncesione të tjera shtesë ndajë Serbisë, vetëm e vetëm që ta copëtojmë Kosovën?

5. Apo, çfarë kuptimi pati lufta (jo “konflikti”, si po e quajnë do ish komandanta!) dhe ato 45.000 litra gjak (lexo; 15.000 viktima X 5l=75.000 litra!)

6. Çfarë duhet të bëjmë ne qytetarët e rëndomët? Duhet të bëjmë sehir, sikurse “capi që pret kasapin”?

7. Apo duhet përmes një aktivizmi qytetar, të veprojmë si “kasapi që pret capin”, alias jelekëverdhët që edhe sot… nē kētë acar, i kundërshtojnë ashpër padrejtësitë, pabarazitē…!?

Komento: