Një qytetar pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

08:17 | 16 Dhjetor 2023
nje-qytetar-peson-arrest-kardiak-ne-brezovice,-intervenon-ekipi-i-shoqates-se-kerkim-shpetimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar mbrëmë në qendrën e skijimit në Brezovicë, ku një person kishte pësuar arrest kardiak.

Kjo shoqatë ka bërë të mundur transportin deri te autoambulanca, e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes, shkaku i një orteku shkaku i reshjeve të pandërprera të borës.

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovic. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë i mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjeve të pa nderprera të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afër qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: