Një shkollë e Prishtinës respekton vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një shkollë e Prishtinës respekton vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim

09:29 | 30 Nëntor 2020

Kjo shkollë e Prishtinës respekton vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim.

Shkolla Fillore, “Meto Bajraktari”, në Prishtinë ka respektuar thirrjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se do të mbahen mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohen në SBAShK. Të njëjtët e kanë shpallur këtë ditë, ditë pushimi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se mësimdhënësit i kanë njoftuar nxënësit e gjatë ditës së premte sipas kalendarit të këtij viti se e hëna është pushim.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se qëndrimi i tyre është i njëjtë me atë të kryeministrit Hoti.

Nga kjo ministri kanë thënë se mësimi do të zhvillohet në të gjitha shkollat në Kosovë.

Komento: