Një shtëpi në Pejë bëhet shkrumb e hi

11:09 | 03 Korrik 2022

Një shtëpi është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e sotëm afër gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.

Raportimet e para thonë se nuk ka persona të lënduar, teksa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, zjarrfikësit janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.

Komento: