Një super zonjë, kjo është gruaja e “Barëshit” në jetën reale

08:50 | 01 Nëntor 2019

Kjo është gruaja e “Barëshit” në jetën reale.

Nihat Altinkaya apo siç njihet me rolin e “Barëshit”, në serialin “Mos ma lësho dorën” është njëri prej aktorëve i cili shumë shpejt arriti t’i rrëmbej zemrat e shikueseve të serialit.

Në rolin e “Barëshit” aktori shfaqet si një biznismen i njohur në Turqi, i cili i ndihmon mjaft shumë “Azrës” për t’i kaluar problemet e saj, shkruan rtv21.

40 vjeçari krahas sukseseve në aktrim ka një jetë të lumtur jashtë punës. Aktori është martuar në vitin 2010 me Imre Altınkaya, çifti tani janë prindër të dy vajzave. Seriali “Mos ma lësho dorën” po transmetohet në në ekranin e RTV21.

Një serial me rrëfim të veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme, që po mban zgjuar kurreshtjen e njerëzve që ta shikojnë çdo episod.

Komento: