Një takim ‘sekret’ po mbahet në Qeverinë e Kosovës

12:21 | 03 Maj 2021

Në ambientet e Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur një diskutim në këto momente. Nga objekti i Qeverisë është lajmëruar deputeti Haxhi Avdyli.

Me një njoftim të shkurtër, Avdyli ka treguar se po diskutohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Mësohet se pjesë e diskutimit janë shumica e kabinetit qeverisës.

Si njohëse e shëndetësisë, në takim është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statvoci, gjë të cilën e ka dëshmuar me një foto në profilin e saj në Facebook.

Kujtojmë qe për këtë takim Qeveria nuk ka bërë paraprakisht ndonjë njoftim.

Komento: