Një tjetër mjek humb betejën me koronavirusin

09:45 | 03 Gusht 2020

Humb betejën me covid19 një tjetër mjek në Shqipëri.

Në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë si pasojë e covid19 mjeku pneumolog Anibal Byberaj.

Mjeku Byberaj ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” apo spitali covid2 “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë.

Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

Komento: