Një vilë pa leje pa leje ndërtimi rrënohetnë Makoc të Prishtinës

14:23 | 20 Nëntor 2020

Inspektorët e rrëzojnë një vilë pa leje ndërtimi në Makoc.

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka marrë vendim për rrëzimin e një vilë pa leje ndërtimore në fshatin Makoc të kësaj komune, shkruan gazeta Express.

Në njoftimin e kësaj drejtorie është bërë e ditur që njoftimi për ndërprerjen e këtyre punimeve i është dorëzuar më herët pronarit.

“Vendimet e inspektorëve duhet të respektohen! Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është vazhdimisht në terren me të gjitha kapacitetet edhe në sektorët tjerë. Pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet, ashtu që të evidentohen dhe pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve. Sot, Sektori i Ndërtimit ekzekutoi vendimin për rrënim një shtëpie (vilë), në zonën kadastrale të Makocit. Pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës. Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm!”, është bëtë e ditur në njoftim.

Vendime të tilla nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë janë marrë edhe më parë.

Madje ka pasur ndërtesa që janë rrënuar edhe në mes të qytetit.

Komento: