Një vit nga diagnostikimi me kancer, Vjosa Berisha vie me një mesazh

09:07 | 14 Mars 2022

Vjosa Berisha ka një karrierë afatgjate si producente, organizatore e PriFest por edhe ndërmarrëse e iniciativave të ndryshme.

Ajo njihet si një grua e fortë dhe shumë motivuese, shkruan lajmi.

Vjosa prej muajsh ka njoftuar ndjekësit se është diagnostikuar me kancer në vezore.

Berisha po tregohet e fortë dhe luftarake me këtë sëmundje, duke mos u dorëzuar për asnjë moment të vetëm.

Në postimet e fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale, ajo tregon se janë bërë një vit që nga diagnotikimi.

“Një vit që nga diagnostikimi 13 mars 2021. Vit i vështirë. Hap pas hapi. Luftoni për jetën”, ka thënë ajo përmes një InstaStory.

Ndërkohë producentja e njohur mes shumë gjërash këto kohë ka dhënë edhe mesazhe motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje, ku ka theksuar se duhet të jenë të fortë dhe sa më pozitivë.

Komento: