‘Njerëzit që e kanë mbështetur, sot janë kundër tij’, Grainca: Këto vërejtje i kam bërë para 5 vitesh

23:40 | 23 Korrik 2026
‘njerezit-qe-e-kane-mbeshtetur,-sot-jane-kunder-tij’,-grainca:-keto-verejtje-i-kam-bere-para-5-vitesh

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca duke e komentuar situatën në LDK, ka deklaruar se ata që e kanë mbajt dhe e kanë mbështet Lumir Abdixhikun në parti sot po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ai ka theksuar se para 5 vite ka pasur guximin që të flet për këto probleme që i ka pasur LDK.

“Zoti Abdixhiku çka ka arritë për 5 vjet në LDK, është që bashkëpunëtorët e tij më të ngusht i ka kthy në kundërshtarërët më të mëdhenj politik”, tha ai mes tjerash.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Komento: