Njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë, shkencëtarët tregojnë arsyet

13:15 | 06 Shkurt 2020

Shkencëtarët japin arsyet përse njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë.

Studiuesit në Yale kanë dalë në përfundimin se një veprim shumë i thjeshtë që mund ta bëjë kushdo , mund të jetë një burim i pazakontë i jetëgjatësisë. Nuk është një ekstrakt bimore dhe nuk keni nevojë për një recetë mjekësore për ta marrë.

Në fakt, ajo që duhet të bëni është thjesht të lexoni libra ! Pas më shumë se një dekade kërkimesh, Avni Bavishi dhe ekipi i tij hulumtues në Yale arritën në përfundimin se leximi jo vetëm që ju bën më të zgjuar, por në të vërtetë ju zgjat jetën.

Studiuesit mblodhën 3.635 individë mbi moshën 50 vjeç dhe i ndanë në tre grupe. Grupi i parë nuk lexoi fare ndërsa i dyti 3 orë e gjysmë ose më pak. Grupi i tretë lexoi me shumë se 3 orë e gjysmë orë ose më shumë në javë.

Individët në grupin e dytë kishin 17% më pak mundësi të vuanin nga ndonjë sëmundje që mund t’i merrte jetën në krahasim me ata që nuk lexonin fare. Njerëzit në grupin e tretë kishin 23% më pak të ngjarë të ndërronin jetë e gjithashtu jetonin mesatarisht 23 muaj më shumë.

Autorët e studimit thonë se leximi ofron dy përfitime që përkthehen në përparësi lidhur me jetëgjatësinë.

Së pari është aftësia njohëse dhe vendosja në punë e disa zonave të trurit që duket se vendosen në gjumë pas dekadës së katërt të jetës dhe së dyti studiuesit thonë se leximi inkurajon “empatinë, perceptimin shoqëror dhe inteligjencën emocionale, të cilat janë procese njohëse që mund të çojnë në jetëgjatësi më të lartë. Këto përfitime lidhen zakonisht me leximin e librave..

“Sidoqoftë, ne ishim të mahnitur nga ndryshimet e efekteve pozitive midis leximit të librave dhe leximit të gazetave / revistave.” pohon Bavishi për The Guardian, living.al. Megjithatë studiuesit nuk specifikuan se çfarë lloj librash lexuan të anketuarit e tyre, por ka shumë të ngjarë që të ishin fiction.

Komento: