Njëri ndër lojtarët më të mirë shqiptar afër transferimit te Milani

17:49 | 25 Korrik 2021

Levante kërkon 15 milion euro për Bardhin.

Enis Bardhi është në rrugën e duhur dhe drejt një transferimi në ndonjë ekip gjatë këtij afati kalimtar veror.

Skuadrat italiane Milan dhe Torino janë në garë për të nënshkruar me lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, me Rossonerët që i prijnë garës.

Mediat spanjolle raportojnë se Levante do t’i kërkojë 15 milion euro Milanit për shërbimet e Bardhit.

Levante gjithashtu ka një krizë të vogël financiare, kështu që nga këto mjete (15 milion) do të ndihmojnë nëse Bardhi shkon në ndonjërën nga skuadrat italiane.

Komento: