Njëri nga këta dy super mbrojtës pritet të zbresin këto ditë në Milan!

12:34 | 09 Janar 2021

Afati i janarit në Serie A po shkon drejt fundit. kjo ka bërë që Milan t’i intesifikojë punët në sjelljen e një mbrojtësi në San Siro.

Gianluca Di Marzio bëri një vlerësim të negociatave të Milanit me Strasbourg për Mohamed Simakan, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë nuk duan të rrisin ofertën e 15 milionë eurove plus 3 bonuse për mbrojtësin e lindur në vitin 2000, por francezët nuk duken të gatshëm të bien nga 20 milionë eurot e kërkuara.

Klubi milanez dëshiron ta mbyllë marrëveshjen – në rast të një rezultati negativ, alternativa është Kabak nga Schallke. /ORAinfo/

Komento: