Njihuni me 12 vjeçarin nga India që po krahasohet me Messin e Cristiano Ronaldon

20:37 | 11 Maj 2020

Ky është 12 vjeçari nga India që po krahasohet me Messin e Cristiano Ronaldon.

Mishal Abulais është vetëm 12 vjec e jeton në Indi, por kjo nuk e ka penguar vogëlushin të kalojë kufijtë e vendit të e tij të krahasohet me Perënditë e futbollit.

India nuk është ekzaktësisht atdheu i futbollit, por djaloshi ka në gjak këtë sport, në mënyrën që jemi mësuar ta shohim nga këmbët e Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Emrat janë ato më të famshmit, por pikërisht ata imiton edhe indiani i vogël: videot e tij të postuara në rrjetet sociale i kanë impresionuar të gjithë e Mishali i vogël ka tërhequr vëmendjen me realizimet e golave që kërkojnë këmbë të mira e mendje plot fantazi. E asnjë nga këto nuk i mungon 12 vjecarit.

Komento: