Njihuni me binjaket nga Skenderaji, që pak veta i dallojnë

18:18 | 05 Maj 2021

Binjaket nga Skenderaji, që pak veta i dallojnë.

Për shkak të ngjashmërisë që kanë, motrat nga Skenderaj Elsa dhe Lisa Kajtazaj pak veta mund t’i dallojnë.

Karakteristike është se ato kanë të njëjtin talent.

“Jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ndajmë gjithçka me njëra tjetrën”, shprehet Lisa për RTV Dukagjinin.

“Është e vërtet që shumë shpesh na përziejnë madje edhe emrat na ngatërrojnë, por ja dalim disi…Qysh kur kemi qenë të vogla kemi pasur dëshirë për t’u marrë me balet”.

Binjaket kanë marrë pjesë së bashku edhe në shfaqje të ndryshme baleti.

Edhe pse çdo profesion ka vështirësitë e veta, binjaket thonë se ushtrimet e baletit I bëjnë me shumë pasion.

Si Elsa ashtu edhe Lisa në të ardhmen ëndërrojnë të bëhen mësuese.

Komento: