Njihuni me gruan e Kim Jong e cila nuk guxon të shfaqet në publik asnjëherë

08:53 | 27 Dhjetor 2019

Kjo është gruaja e Kim Jong e cila nuk guxon të shfaqet në publik asnjëherë.

Ri Soul, është gruaja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila ka vite që është subjekt i kuriozitetit intensiv dhe spekulimeve të mediave ndërkombëtarea.

Gjatë vitit të kaluar, Ri është bërë një hit në modë në Kinë, pasi çifti vizitoi Pekinin, dhe që nga atëherë ajo nuk është parë më.

Ajo thuhet se tani ka 29 vjeç, dhe është nënë e 3 fëmijëve, sipas raporteve të Inteligjencës së Koresë së Jugut.

Ajo është parë zakonisht kur Kim feston lëshimin e provave të raketave, dhe është fotografuar gjithmonë duke buzëqeshur me edukatë.

Ajo raportohet se ka lindur në një familje elitare, babai i saj ishte profesor dhe nëna një mjekje, por shumë pak gjëra dihen për jetën e saj, ose se si u bë ajo gruaja e diktatorit më të famshëm të botës.

Është e paqartë se kur Kim dhe Ri u martuan. Disa kanë raportuar se dasma ishte në 2009, dhe se Ri lindi një fëmijë pas një viti ndërsa të tjerët thanë se çifti u takuan në një koncert muzikor klasik në 2010.

Sekreti rreth dasëmës së tyre nuk është befasi për koreanët, pasi babai i Kim kurrë nuk prezentoi gratë e tij të shumta në publik.

Komento: