Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë

10:31 | 29 Dhjetor 2021

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për festat e fundvitit.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një shkrimi në rrjetin social ka treguar se si duhet të mbrohen qytetarët nga COVID-19 gjatë festave.

Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të festojnë sigurt, të mbajnë distancën, të vendosin maskën, të shmangin ambientet e mbyllura të mbushura me njerëz e të ajrosin ambientet duke i hapur dritaret.

Po ashtu, nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Komento: