
Njoftim i rëndësishëm: Ndiqni këto dy udhëzime gjatë aplikimit për 10 përqindëshin.
Sot në orën 15:00 do të hapet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Për qytetarët që do të aplikojnë për tërheqje, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dal me një paralajmërim.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.
“Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në njoftim.