Njoftim mbi asetet e ndërmarrjes “JUGOSHPED” Beograd

14:00 | 06 Shtator 2021

Në bazë të nenit 5, të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr. 04/L-034 (Ligji i AKP-së), dhe kapitullit 3, të Politikave Operative të AKP-së, Agjencia Kosovare e Privatizimit (“AKP”) si administratore me mirëbesim, përcakton statusin e ndërmarrjeve dhe aseteve të saj në territorin e Kosovës, në bazë të dokumentacionit dhe dëshmive në dispozicion. Lidhur me këtë, me datë 6,7,8,9,10 gusht, 2021 shpallë këtë:

Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-149/7, të datës 27/05/2021.

Asetet e ndërmarrjes “JUGOSHPED” Beograd, KPS1529/MIT166, që gjenden në territorin e Kosovës, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.

Shënim i rëndësishëm:

Agjencia pas përcaktimit të statusit të ndërmarrjes, e cila bie nën kompetencën administrative të saj fillon me procesin e likuidimit/shitjen e ndërmarrjes dhe aseteve të saj, pas të cilit proces në mes tjerash realizohen edhe pagesat nga mjetet financiare nga shitja e tyre për “Kreditorët” dhe “Punëtorët e Kualifikuar” deri në shumën të cilën të njëjtit kanë të drejtë.

Palët e interesuara pas shpalljes së këtij njoftimi në afat prej 30 ditësh mund të ushtrojnë ankesë kundër vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, në Prishtinë për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimi.

Komento: