Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave dhe të lënduarve

23:12 | 13 Nëntor 2022

Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave dhe të lënduarve.

Asnjë shtetas i Kosovës nuk është ne mesin e të lënduarve apo viktimave pas shpërthimit që ka ndodhur në Stamboll të Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara përmes një postimi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje nga ambasada kanë kërkuar për të gjithë kosovarët që ndodhën në Stamboll, të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

Komento: