Njofton Ministrja e Financave: Është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro

15:41 | 11 Gusht 2020

Bajrami ka njoftuar se është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro.

Ministria e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro për qytetarët.

Ajo ka thënë se stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Postimi i saj:

Të nderuar qytetarë,Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Komento: