Nominimi i Kosovës për çmimin Nobel për Paqe, vjen reagimi i Avdullah Hotit

15:41 | 11 Shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që qeveria e Kosovës është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

Ai ka falënderuar deputetin suedez të kristian-demokratëve, Magnus Jacobsson për nominimin e bërë.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, përveç Kosovës, për çmimin Nobel u nominuan edhe SHBA-të dhe Serbia.

Sipas deputetit suedez, marrëveshja ekonomike e 4 shtatorit është bazament për ndërtimin e paqes.

Komento: