Nora Istrefi, ka folur për herë të parë për marrdhënien e saj me Tunën.
Këngëtarja Nora Istrefi së fundmi ka qenë mysafire në ‘Xing’, aty ku edhe foli lidhur me shumë gjëra, shkruan lajmi.net.
E duke qenë se një prej çështjeve më të komentuara ka qenë ‘konflikti’ i Tunës me Robert Berishën, Nora ka treguar se çfarë raporti ka me Tunën.
“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Nuk ka ndodhur asgjë mes nesh. Ka ndodhur një keqkuptim familjar. As unë dhe as Roberti nuk kemi pasur probleme me të. Unë e urrej atë pjesë kur emri im përmendet në portale për skandale. Nuk dua të flas për një skandal që nuk jam e përfshirë personalisht. Unë Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege edhe për albumin e saj të fundit që më pëlqen shumë”, tha ajo.
Ndryshe Nora Istrefi po e shijon suksesin e saj në muzikë dhe po vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit shqiptar.