Nora Istrefi e trishtuar për vdekjen e regjisores Berisha: “Ti ma zbukurove fëmijërinë”

17:59 | 27 Tetor 2021

“Ti ma zbukurove fëmijërinë”, Nora Istrefi e trishtuar për vdekjen e regjisores Berisha.

Sot ka vdekur në moshën 51-vjeçare, regjisorja Burbuqe Berisha.

Berisha dyshohet se pësoi sulm në zemër, derisa autoambulanca kishte arritur në vendin e ngjarjes, por pa pasur mundësi t’i shpëtonte jetën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë tani ka reaguar edhe Nora Istrefi, e cila është shprehur mjaft e prekur me lajmin e trishtë që mori sot.

“Tejet falenderuese qe u rrita prane shpirtin tend artistik.Ti qe ma zbukurove femirine.. Buqe, shpirtin ma kepute! Gjithmone ne zemren time.. Do t’me mungosh shume..”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Ajo gjithashtu publikoi edhe një fotografi të shumë viteve më parë, ku shfaqej pranë regjisores tashmë të ndjerë.

Komento: