Notat e lojtarëve: Bologna 2-4 Milan

23:14 | 23 Tetor 2021

Milani mori në fitore të vështirë në udhëtim te Bologna.

Milani ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Bolognas me rezultat 4-2, në një ndeshje që kishte gjithçka brenda saj.

Ndeshja mes Bolognas dhe Milanit e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, doli të jetë shumë interesante dhe e vështirë për kuqezinjtë edhe pse u mendua fillimisht se do të kalonin lehtë.

Rafael Leao, Davide Calabria, Ismael Bennacer dhe Zlatan Ibrahimovic i shënuan golat për Milanin, ndërsa Ibrahimovic autogol dhe Musa Barrow i shënuan golat për vendasit.

Bennacer mori notën më të lartë në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me 8.3.

Pas tij vjen Ibra me notën 8.1 dhe Barrow me notën 7.7.

Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, por me një lojë më shumë se Napoli.

Notat e lojtarëve të Bologna dhe Milan

Komento: