Nuk arriti të qëndrojë gjatë në Big Brother, ja çfarë po i ndodh jashtë Fifit

17:57 | 05 Dhjetor 2021

Fifi është njëra nga personazhet më të dashura.

Që kur ajo u bë pjesë e Big Brother Albania Vip, Fifi arriti të marrë përkrahje edhe më të madhe nga publiku, shkruan ORAinfo.

Por, gjëra nuk shkuan mirë për këngëtaren nga Ferizaj, Ajo kishte disa probleme me menaxhimin e emocioneve, gjë që bën që ajo të marrë vendim të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipërisë.

Gjithsesi, tani ajo është duke jetuar ditët më të bukura jashtë. Gjatë qëndrimit në Big brother, ajo gjeti shumë inspirim dhe krijoi këngë të reja.

Me daljen e saj, ajo këngën Dielli e përpunoi dhe e lansoi në treg. Për pak ditë kjo këngë ka arritur 4 milion klikime. Ky është një sukses i madh për Fifin./ORAinfo/

Komento: