Nuk besonte në virus: Ylli i Kikboksit vdes nga Covidi në moshën 40 vjeçare

15:25 | 26 Dhjetor 2021

‘Belgu më i fortë’ ndërroi jetë nga Covidi në moshën 40 vjeçare

Ylli belg i Kikboksit ka ndërruar jetë nga virusi korona.

Njihej si ‘Njeriu më i fortë i Belgjikës’, por Frederic Sinistra ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e Covid-19, përcjell lajmi.

Sinistra nuk besonte se virusi ekziston dhe refuzoi të trajtohej siç propozohet nga autoritetet.

Sinistra ishte ikonë e kikboksit, duke u shpallur kampion bote tri herë, dhe katër herë kampion Evrope, si dhe një mori herësh kampion i Belgjikës.

Kikboksieri ishte një nga kundërshtuesit më të mëdhenj të vaksinës kundër Covidit.

Komento: