Nuk do ta besoni, kështu dukej Almeda vite më parë

09:50 | 14 Tetor 2019

Ajo cilësohet si njëra nga femrat më të bukura.

Një ndër femrat më të bukura shqiptare, Almeda Abazi, karrierën e nisi në vitin 2007, atëherë kur u shpall “Miss Tirana”.

Një vit më vonë, 27-vjeçarja u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë dhe kjo i hapi rrugën drejt suksesit, e përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Globe”. Krahas suksesit në këtë fushë, bukuroshja korri suksese të mëdha edhe në fushën e kinematografisë.

Ajo e luajti me shumë përkushtim rolin e saj në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, transmeton rtv21.tv

Bukuroshja gjithmonë ka pranuar se ka ndërhyrje estetike në hundë dhe se kjo nuk paraqet ndonjë pengesë për të. Vlen të përmendet se Almeda mori pjesë edhe në filma, si: Konak, Show Business dhe në serinë TRT të quajtur Ayrılık. Almeda në Shqipëri gjithashtu u pa edhe në rolin e prezantueses në festivalin “Kënga Magjike”, si dhe prezantoi edicionin e 7-të të “Dancing with the stars Albania”, përcjell rtv21.tv

Bukuroshja shqiptare veten e kishte provuar edhe si këngëtare në një shou televiziv turk, teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolghan Sayisman.

Para një viti ajo e solli bashkëpunimin e parë me artistin e mirënjohur turk, Burak Yeter. Kënga titullohet “Alabama”

Komento: