Nuk do ta besoni shumën marramendëse me të cilën Armaldo paguhet për një natë në klub

22:05 | 25 Mars 2023

Më i kërkuari i klubeve, ja sa paguhet Armaldo për një natë.

Mesa duket jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave në netët live.

Krahas punës së tij në Teatrin e Operas, si vetë e ka thënë në shtëpinë e Big Brother, ai performon edhe në netët live, kryesisht në dasma.

Por, duket se tashmë që ka marrë famë nga loja, të shumta janë clubet në kryeqytet dhe jo vetëm që e kërkojnë për të performuar.

Sipas lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet, çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur Maestron të ftuarin e tyre, shkon deri në 3 mijë euro.

Kujtojmë se Armaldo Kllogjeri u eleminua nga shtëpia e BBV pas gati 3 muajsh pjesë e spektaklit. Pas eleminimit, ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një biletë kthimi, nuk do kthehej në shtëpi.

Gjihashtu shtoi se është i lumtur që doli nga BBV, pasi ngelën duke e sharë.

Komento: