Nuk do të besoni, këtë fanellë do ta vesh Marcelo sezonin e ri!

21:51 | 24 Qershor 2021

Ylli brazilian, Marcelo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Real Madridit.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Real Madridi asnjëherë nuk ka menduar ta shesë Marcelon.

Sipas tij, ai do të qëndrojë dhe konsiderohet si një lojtar kyç në ekipin e Carlo Ancelottit, bordi asnjëherë nuk ka dyshuar në të.

Përndryshe, pas largimit të Sergio Ramos, kapiten i parë tani do të jetë Marcelo, pas tij Karim Benzema, më pas Raphael Varane nëse qëndron dhe pak para startit të sezonit, do të zgjidhet zyrtarisht edhe kapiteni i katërt.

Komento: