Nuk do të zhvillohet merkatoja e verës?

23:39 | 27 Mars 2020

Duket se merkatoja e verës nuk do të zhvillohet.

Sa larg ka arritur Covid19, mund ta shohim edhe përmes raportimeve të fundit që lidhen me botën e futbollit.

Dritarja e transferimeve të verës mund të mos zhvillohet fare, pikërisht si pasojë e përhapjes së Covid19.

Drejtori sportiv i Atletico Madrid, Andrea Bertra, ka dhënë shenja se merkato mund të mos ketë.

Si pasojë, skuadrat do të mbesin me përbërjet e njëjta, deri në merkaton e janarit.

Raportime të mëhershme kanë insistuar se merkatoja e verës do të zhvillohet, por mund të zgjasë deri në dhjetor.

Rreth kësaj, nuk ka akoma ndonjë qëndrim final nga FIFA.

Komento: