Nuk do t’iu besoni syve, ja mijë ndjekës i humbi Kiara pas përplasjes me Luizin

20:57 | 01 Mars 2023

Kiara Tito ka dy ditë që i ka prishur raportet me Luizin.

Kjo ka bërë që fansat e Luizit të “ndëshkojnë” Kiarën.

Marrëdhënia e çifti të “Big Brother VIP” duket se është në ditët më të këqija brenda shtëpisë së famshe.

Duket se debati i “lavamanit” po sjell pasoja për Kiarën dhe Luizin ku po diskutohet dei në ndarjen e çiftit.

Por si gjithmonë fansat e Luizit, shumë të përfshirë nuk e kursejnë as Kiara Titon.

Kanë qenë reagimet dhe sjellet e Kiarës, ato që nuk iu kanë pëlqyer fansave.

Kjo gjë është lehtësisht e dukshme, në çdo rrjet social ku është bërë një postim për Kiarën.

Si nëpër faqe të ndryshme, ashtu edhe në profilin e saj, shihen qindra komente kundër Kiarës, deri edhe ofendime e fjalë të rënda.

Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram.

Që prej Prime-it të mbrëmshëm, moderatorja ka humbur më shumë se 25 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.

Nga 581 mijë ndjekës qe i kishte në Instagram para dy ditësh, ajo ka humbur mbi 25 mijë ndjekës, dhe tani i ka 556 mijë ndjekës. /ORAinfo/

Komento: