Nuk dorëzohet Milan, synon huazimin e këtij lojtari nga PSG

11:30 | 23 Gusht 2023

Milan ende në bisedime për huazimin e Ekitikes nga PSG

Raportohet se Milan ende është në bisedime me Paris Saint-Germain për huazimin e sulmuesit të ri qendror Hugo Ekitike, për të cilin Kuqezonjtë shpresojnë ta marrin si zëvendësim të bashkëvendësit të tij, Olivier Giroud

Sipas Gianluca Di Marzios, Milan ende është i interesuar për ta sjellë Ekitiken në San Siro si të huazuar, por ata nuk dëshirojnë një marrëveshje që do t’i obligonte ata që ta blejnë atë.

Kuqezinjtë raportohet se janë duke e marrë në konsideratë një huazim me një opsion blerje, por në këtë moment, ata nuk kanë për qëllim blerjen e 21 vjeçarit.

Për Ekitike ka interes nga një numër i madh i klubeve jashtë Italisë, prandaj kjo është arsyeja pse Milan është kthyer në tavolinën e bisedimeve. Ekitike ka pagë të lartë dhe ky është po ashtu një faktor që duhet të diskutohet.

Për këtë arsye, shkruan Di Marzio, Milan do të dëshironte mundësinë që PSG të paguante një pjesë të pagës së tij nëse ai kalon në San Siro.

Një ndër arsyet kryesore pse Ekitike është një opsion kaq tërheqës për Stefano Piolin është se ai ka disa karakteristika shumë të ngjashme me Giround. Ekitike ka të njëjtën gjatësi dhe fuqi fizike si veterani.

PSG e bleu atë vetëm në korrik të këtij viti, për rreth 28.5 milionë euro plus bonuse, pasi që vitin e kaluar ai ishte në Paris si i huazuar, ai më parë ka luajtur për skuadrën e vendlindjes së tij Remis, ku kishte shënuar 10 gola në 26 paraqitje të tij si tinejxher në Ligue 1.

Nëse dështon me Ekitike, Milan ende është e interesuar për ta huazuar sulmuesin e Chelsea, Armando Broja.

Komento: