Nuk dorëzohet PSG, i ofron Messit kontratë trevjeçare

11:51 | 28 Prill 2021

Te Paris Saint-Germaini janë të bindur se mund të sigurojnë shërbimet e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Madje, mediumet e huaja kanë njoftuar të mërkurën se PSG-ja tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Messit, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Thuhet se PSG-ja, i ka ofruar kushte të mira Messit në kontratën trevjeçare. Në fakt, kontrata është dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, me kushte të reja. Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën që i skadon këtë verë dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë për të ardhmen e tij.

Argjentinasi 33-vjeçar këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar 14 herë në 42 ndeshje për Barçën në të gjitha garat. Krahas PSG-s, interesim për Messin ka shprehur edhe skuadra e Manchester Cityt.

Komento: