Bakayoko ende nuk e di saktë se ku do të luajë.
E ardhmja e Bakayoko mund të jetë sërish në Francë. Mesfushori që u aktivizua me Milanin sezonin e fundit është rikthyer sërish te Çelsi. Kuqezinjtë nuk shfrytëzuan të drejtën e blerjes pas problemeve të shumta në klub.
Drejtuesit e klubit londinez nuk e kanë në planet e tyre dhe janë të hapur për një largim të tij. Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, interes për lojtarin ka shfaqur PSG-ja.
Kampionët francez kërkojnë rikthimin e tij pasi në të kaluar ka qenë pjesë e Monacos.