Nuk e dëshiron Romën, Ramos dëshiron transferimin të gjiganti Anglez

11:38 | 22 Qershor 2021

Ditë me parë u largua përfundimisht nga Real Madrid.

Mbrojtësi Sergio Ramos do preferojë t’i bashkohet Man Unitedit para rivalit Man City gjatë verës.

35-vjeçari është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, duke i dhënë fund aventurës 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.

Sipas AS, United dhe City janë duke e vëzhguar Ramosin, por shkaku i historisë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer shihet si opsion më atraktivë për spanjollin.

Mediumi spanjoll gjithashtu raporton se PSG ka interesim për Ramos dhe klubi i Ligue 1 momentalisht është destinacioni i preferuar.

United nuk e ka prioritet transferimin e një qendërmbrojtësi, ngase janë në negociata me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon.

Ramos për Real Madridin bëri plotë 671 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe fituar 22 trofe.

Komento: