“Nuk e luan topi”, kush është fituesi i BBV sipas Ermiona Lekbellos

18:59 | 27 Mars 2023

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Erimiona Lekbello dhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të mbajë ende të njëjtin qënrim për banorët e shtëpisë.

Këngëtarja është më se e bindur që këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP” do ta fitojë Luiz Ejlli.

Ermiona e ka shoqëruar këtë mendim me një video nga momenti kur përqafon Luizin kur sapo del nga shtëpia, teksa shkruan se kur publiku e vendos se kush është fituesi, këtë gjë nuk mund ta ndryshojë dot njeri.

“Ky është fituesi dhe pikë kur publiku vendos se luan sa topi”, shkroi ajo në InstaStory.

Komento: