Nuk është i aftë të jap maksimumin, Barcelona kërkon largimi e këtij futbollisti

23:40 | 23 Gusht 2019

Dembele nuk po e jep maksimumin te Barcelona.

Mundo Deportivo tregon për një takim midis Eric Abidal dhe agjentit të Dembele, Moussa Sissoko.

Tema e këtij takimi ka qenë largimi i talentit nga Barça pas përplasjeve të forta që ka pas me përgatitësin e atletikës.

Abidal është nervozuar me veprimin e lojtarit duke i kërkuar largimin e tij, pas ai veprim i kishte mërzitur të gjithë në Camp Nou dhe nuk mund të tolerojnë që të prishi harmonin e skuadrës.

Dembele ka refuzuar që të stërvitet pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, duke thënë se vazhdonte të ndjente shqetësime, por kjo është parë vetëm si justifikim nga ana e mjekëve dhe drejtuesve të Barcelonës.

Komento: