Nuk është Milan, Torreira po transferohet të gjigjanti tjetër i Serie A

11:02 | 26 Dhjetor 2019

Lucas Torreira mund të rikthehet në Serie A, ende pa i mbushur 2 vjet tek Arsenali.

Mediat në Itali raportojnë se Napoli e ka prioritet transferimin e uruguaianit dhe kërkon që ta ketë në skuadër që nga janari.

Torreira nuk ka arritur të ketë një vend të sigurt në përbërjen e parë te skuadra angleze dhe kjo besohet se është arsyeja që ai kërkon të largohet.

Ai është paraqitur në 22 ndeshje në këtë sezon, në të gjitha garat dhe ka realizuar 2 gola e 1 asistim.

Mesfushori 23-vjeçar, e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi ka luajtur te Pescara dhe Sampdoria.

Me Arsenalin, ka kontratë deri në vitin 2023.

Komento: