Nuk fshihen më, del fotoja ku Melisa puthet me Andin

10:30 | 30 Prill 2021

Melisa konfirmon lidhjen me Andin përmes puthjes në klipin e ri muzikor?

Duket se dyshja e njohur kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes klipit muzikor të Melisës.

Thashetheme për dyshen e njohur kishin filluar të qarkullonin ende pa u larguar nga programi “Përputhen”.

Fotografi në lokacione të ndryshme, në çaste intime apo në përditshmëri të tyre ishin publikuar në rrjet mirëpo dyshja kurrë nuk e konfirmoi lidhjen e tyre, deri më tani.

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e “Përputhen” së fundi ka lansuar projektin e ri muzikor “Leje”, video klip ky që u bëri lëmsh kokën të gjithë fansave.

Melisa dhe Andi duket se më në fund kanë vendosur ta bëjë publike lidhjen e tyre në klipin e ri muzikor të këngëtares me një puthje pasionante në fund të klipit.

Dyshja ende nuk ka dhënë ndonjë koment për publikun për duke mohuar apo pohuar lidhjen e tyre por fansat besojnë se ky ishte konfirmimi i vetëm që u duhej atyre.

Komento: