“Nuk jam çift me Kristin”, Keisi afrohet papritur me këtë banorë të në BBV

15:55 | 17 Mars 2023

Kristi dhe Kejsi kanë filluar që të distancohen në Raportin që kishin.

Kjo gjë është vrenjtur pas largimit të Sabianit edhe pse ky i fundit sa ishte brenda nuk ka kundërshtuar asgjë.

Kristi nga ana e tij, ka shprehur shqetësimin në lidhje me distancimin nga Keisi, por që këngëtarja ka refuzuar të pranojë që ka një krisje në mes tyre duke thënë se ata janë vetëm në njohje.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as flirtemët në mes të Kejsit dhe Lorencit, duke bërë edhe shenjën e zemrës njëri-tjetrit.

Ndonëse në publik u perceptua se Keisi u mërzit, kur Lorenci u bë pjesë e shtëpisë, në fakt paska qenë e kundërta.

“U kënaqa kur hyre ti. E kam seriozisht. Mu bë qejfi që do të kisha dikë që njoh nga jashtë, brenda,”-u shpreh Keisi.

Komento: