Nuk ka asnjë ofertë nga Manchester United për Cavanin

15:54 | 01 Tetor 2020

S’ka asnjë ofertë për Cavanin nga skuadra e Machester Unitedit.

Edinson Cavani është ende pa klub dhe Goal ka mësuar se asnjë ofertë nga Manchester United nuk i është bërë ish-sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Djajtë e Kuq janë një nga disa klube që kanë pasur interesimin për uruguaianin.

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron një golashënues të provuar, por ka qenë duke eksploruar rrugët alternative deri në këtë pikë.

Cavani mund të vijë në ‘Old Trafford’ në ditët e fundit të afatit kalimtar, pra deri më 5 tetor.

Nuk ka asnjë nxitim për Djajtë e Kuq, ose ndonjë pretendent tjetër, për të bërë një marrëveshje në këtë fazë pasi amerikano-jugori është pa klub dhe mund të nënshkruajë një kontratë në çdo kohë. Megjithatë, 33-vjeçari është i etur për t’i dhënë fund pasigurisë për të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Komento: