Nuk ka befasi, zbulohet gjithçka, nëna e Luizit është e sëmurë

21:38 | 16 Prill 2023

Nuk ka befasi, zbulohet gjithçka, nëna e Luiz Ejllit është e sëmurë.

Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani, sot publikoi një bisedë të kryer nga produksioni me kunatin e Luiz Ejllit.

Produksioni i tha kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”.

Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.

“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepe është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij.

Komento: