Nuk ka ditë të bardha për Rashicën në Angli

17:55 | 18 Shtator 2021

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Norwich-in, nuk shohin ditë të bardha në pesë javët e para në Premier League, duke pësuar të gjitha humbjet.

Rashica u paraqit nga minuta e parë por nuk iu shkoi me Watfordin.

Norwich si vendas pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Watfordit.

Për Norwich-in shënoi futbollisti Pukki (35′) dhe për Watfordin Dennis (17′), Sarr (63′ e 83′).

Norwich është në fund të tabelës me 0 pikë dhe Watford në pozitën e 10-të me 6 pikë. Rashica ka luajtur sot 87 minuta dhe ende nuk po e gjen as golin e parë të tij personal.

Komento: