‘Nuk ka fjalë për ta përshkruar’, Kiara reagon pasi nuk është pjesë e prime të BBVA

22:16 | 28 Mars 2023

Prime i Big Brother VIP Albania, nuk ka filluar si herëve të tjera.

Kjo për shkak të sulmit që ndodhi ndaj “Top Channel”, nga i cili mbeti i vdekur një punonjës.

Arbana ndau lajmin me banorët, që për shkak të kësaj nuk do të ketë spektakël.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-banorja Kiara Tito, përmes rrjetit social Instagram.

“Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht unë do të jem duke mbështetur me zemër Luizin”, ka shkruar Kiara.

Komento: