‘Nuk ka shanse sa që të lidhem me këtë mashkull’, Beniada flet për jetën e saj private

09:39 | 28 Shkurt 2022

Beniada flet për Ardit Çunin: Nuk ka shans që ne të dy të lidhemi

Edhe marrëdhënia e Arditit me Beniadën ishte komentuar në masë të madhe në BBV.

Dy ish banorët kishin afrimitet të madh gjatë kohës kur Arditi ishte brenda shtëpisë.

Por ky raport i tyre u ndërpre pas daljes së Arditit, megjithatë, ai ka folur shpesh për Beniadën.

E gjatë ditës së djeshme, Beniada ishte e ftuar në “E diell”, ku iu përgjigj disa pyetjeve mbi rrugëtimin e saj në “BBV”.

Një ndër to ishte edhe raporti me Arditin, teksa u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

Beniada sqaroi se mes tyre nuk ekziston asgjë dhe asnjëri nuk ka pasur ndonjë pëlqim apo interes për tjetrin.

Tutje, modelja shtoi se midis tyre ka vetëm miqësi, pasi Arditi është një shok shumë i mirë për të.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjëherë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi”, u shpreh Beniada.

Komento: