Nuk kalon në Kuvend rezoluta e AAK-së për situatën në veri

14:15 | 30 Nëntor 2022

Nuk ka kaluar në seancën e Kuvendit rezoluta e AAK-së për situatën në veri.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm 27 deputetë.

Këtë rezolutë sot në Kuvend e ka prezantuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale”, pika e parë.

“Institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, është pika e dyte.

Pika e tretë e rezolutës është “Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën”.

Rezoluta ka kërkuar që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për pikën e parë ka lëvizje, poqë nuk është ajo që do të duhej të ishte, pra shtyrja e vendimit sipas kërkesës amerikane.

Kuvendi është duke vazhduar punimet në seancë të re.

Komento: